Një 55 vjeçar është vrarë mbrëmë në Prishtinë, vrasja e dytë kjo që ndodhi në kryeqytet në orët e mbrëmjes të së mërkurës.
Siç konfirmoi Policia e Kosovës, viktima a u ther për vdekje me thikë.
I dyshuari për vrasjen 55 vjeçarit, është një 29 vjeçar, me të cilin viktima ka lidhje familjare.
Dorasi është Edon Bujupi. Ai pasi theri me thikë babanë e gruas u arratis nga vendi i krimit me një veturë të tipit Mercedes.
I njëjti ende nuk është arrestuar.
Bujupi pak ditë para se të kryente vrasjen ishte shpallur i zhdukur nga bashkëshortja e tij. Rasti i zhdukjes ishte raportuar edhe në raportin 24 orësh të policisë, të së premtes së 25 nëntorit.
Siç u bë e ditur, bashkëshortja e Bujupit ka raportuar në polici se i njëjti ka dalë nga shtëpia të premten dhe se nuk di asgjë për vendndodhjen e tij.
Pasi 29 vjeçari ishte kthyer në shtëpi, viktima në këtë rast, babai i gruas kishin shkuar te shtëpia e tij dhe pas një konflikti i njëjti ishte therë për vdekje.
Vrasja e mbrëmshme ndodhi rreth orës 21:15 në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë. Viktima u dërgua fillimisht për trajtim në QKUK, ku edhe vdiq si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë.
Kjo ishte vrasja e dytë brenda natës në kryeqytet.