Kjo javë parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik, njofton IHMK.
Do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit. Sa i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.