Kuvendi i Kosovës sërish nuk ka arritur që t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare që ishin në rend dite në seancën e sotme.
Pavarësisht votave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, marrëveshjet nuk u miratuan në mungesë kuorumi.
Kuvendi në rend dite kishte edhe disa marrëveshje tjera ndërkombëtare, e të cilat u bartën në seancën tjetër për shkak të mungesës së kuorumit.
“Nuk ka kushte Kuvendi për t’i trajtuar këto… të gjitha këto pika të rendit të ditës i kalojnë një seance tjetër”, tha Konjufca.