Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në seancën konstituive, e cila nis nga ora 17:00, për të shënuar fillimin e legjislaturës së dhjetë pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit.
Rendi i ditës përfshin verifikimin e mandateve të deputetëve, betimin e tyre, si dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Presidentja Vjosa Osmani e kishte thirrur fillimisht këtë seancë për ora 12:00, por ajo u shty për shkak të angazhimeve të saj në procesin gjyqësor në Hagë.
Rendi i ditës i kësaj seance:
1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Betimi i deputetëve,
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,
4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
