Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër pret në takim përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, zëvendës ndihmës sekretarin e ShBA-së, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se takimi do të nis nga ora 10:00.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është për të arritur përparim konkret në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe shtensionimin pas zhvillimeve të fundit.