Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, e ka ndryshuar deklarimin fillestar në lidhje me komunikimin me Milan Radojiçiq, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe në listë të zezë të ShBA-së.
Në fillim, zonja Kusari theksoi se nuk ka pasur komunikim, ndërsa në Klan Kosova theksoi se ka qenë prezent në një komunikim në mes Radojiçiqit dhe Slavko Simiqit, deputet i Listës Serbe.
Gazetarja e Klan Kosovës e pyet Kusari-Lilën nëse e mohon kategorikisht se ka pasur komunikim me Radoiçiqin, e cila e thotë këtë më poshtë:
“Unë çfarë mund të them kam qenë prezent një herë në këto dy tre minuta që dëgjohen aty, që zoti Slavko Simiq bisedon me Radojiçiq dhe e lëshon në zyrën time ka qenë, këtu në Kuvendin e Kosovës. E lëshon telefonin në “spiker phone”, kaq ka qenë. Diskutimi ka qenë në gjuhën shqipe,” – theksoi ajo në Klan Kosova.