Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se numri i i të sëmurëve me kancer deri në fund të vitit mund të prekë shifrën afro 2 000 persona.
Ai thotë se një numër tejet i vogël i pacientëve të paraqitur e trajtuar në këtë klinikë janë drejtuar për jashtë vendit në pamundësi të gjetjes së trajtimit adekuat në Kosovë.
“Deri në fund të vitit në bazë të trendit të sëmundjeve malinje ky numër mund të kap shifrën e 2000 personave të rinj të sëmurë me kancer në Kosovë. Është numër shumë i vogël i pacientëve të dërguar jashtë shtetit, dhe ne kemi referuar deri tash 3-4 raste, prej tyre janë 2 ose tre të cilët kanë pasur nevojë të bëjnë një formë të rrezatimit të vecantë e cila nuk bëhet në asnjë vend tjetër të rajonit sic është Gama Knife ose Cyber Knife dhe e kemi pasur një rast i cili është dashur të marri një formë të vecantë të kimioterapisë direkte në bark ose në mëlqi dhe këto janë do të thotë numër minimal të cilët kërkojnë dhe marrin trajtim jashtë Kosovës”, u shpreh Kurtishi.
Ai tha se janë mirë të furnizuar me barëra të cilat si klinikë i marrin çdo javë ose tri herë në muaj. Një numër minimal i barërave të cilat mungojnë, sipas tij, mungojnë për shkaqe të autorizim-marketingut.