Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka bërë homazhe tek varri i dëshmorit Agron Rrahmani, në 26 vjetorin e rënies.
Ai tha se me vrasjen e Bahri Fazliut, Ilir Konushevcit dhe Agron Rrahmanit, rezistenca e armatosur për çlirimin e Kosovës, mori goditje të rëndë.
“Lavdi dëshmorit Agron Rrahmani, i rënë për lirinë e Kosovës bashkë me shokët dëshmorë, Bahri Fazliun dhe Ilir Konushevcin, tha Kurti.
Agron Rrahmani, u vra më 12 maj 1998-të në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.