Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit këtë mars.
Ai, në mbledhjen e Qeverisë, ka uruar edhe Ditën e Mësuesit 7 Marsin, Ditën e Grave 8 Marsin.
“Kemi 7 marsit e Ditës së Mësuesit të japësh mësim është një ndër thirrjet më fisnike në jetë sepse ke në dorë, formimin e informimin e individit që nesër e formëson dhe zhvillon vendin, ne u jemi falënderues mësuesve”.
“E kemi qëllim të vazhdojmë synimin tonë për barazi, urime të gjitha grave festën e 8 Marsit”.
“I uroj të gjithë besimtarëve myslimanë që janë duke e pritur nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit”, ka thënë Kurti.