Shefi i qeverisë së Republikës, Albin Kurti, mes shumë çështjesh, gjatë paraqitjes së sontme në Debat Plus, komentoi edhe atë të ish-krerëve të UÇK-së që janë në Hagë.
Kurti ka thënë se UÇK bëri luftë të drejtë, ndërsa shtoi se beson në pafajësinë e tyre, përcjell lajmi.net.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri luftë të drejtë. Unë besoj në pafajësinë e tyre në Hagë.
Ajo çka më dhemb më së shumti është fakti kur i drejtohen me organizatë e përbashkët kriminale dhe kur thonë se koha fillon nga marsi i vitit 1998, pikërisht në kohën e Epopesë.
Ndërkaq, sa i përket asaj se pse nuk jam takuar, është fakti se unë e kam konsideruar që vizita ime nuk ndihmon asgjë”, tha ndër tjerash Kurti.