Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim liderët e partive shqiptare nga Lugina e Preshevës, në një përpjekje për bashkimin e tyre në një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Sipas burimeve të Dukagjinit, Kurti do të presë në qeveri në ora 18:30 liderët lokalë të Luginës së Preshevës.
Qëllimi i këtij takimi është arritja e një marrëveshje për hyrjen e të gjitha partive në një listë të përbashkët në zgjedhje.