Kurti takon ministrin Katz, e falënderon për njohjen nga Izraeli

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka takuar sot ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz.

Në një video që e ka dërguar Zyra e Kryeministrit, dëgjohet Kurti duke e falënderuar ministrin Katz që Izraeli e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, raporton Klan Kosova.

“Ne kemi shumë të përbashkëta dhe ndajmë vlera të përbashkëta. Jemi falënderues për njohjen nga Izraeli”, thotë Kurti.