Kryeministri Albin Kurti, priti në një takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Bernard Ҫobaj.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se krahas diskutimit rreth bashkëpunimit dhe marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, Kurti dhe Ҫobaj biseduan edhe për përgatitjet në prag të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, që do të mbahet 16 maj në Kotor të Malit të Zi, nën organizimin e Qeverisë së Malit të Zi.
Ky samit, i organizuar nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”, do të shërbejë si platformë për të diskutuar Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me synim të përshpejtojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal.