Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Zvicër për një vizitë, ku sot është takuar me presidentin e këtij vendi, Alain Berset.
Siç bëhet e ditur, në takim presidenti zviceran ka shprehur përkrahjen e Zvicrës në procesin e normalizimit dhe ka bërë thirrje për implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel e Ohër.
Po ashtu, thuhet se në takim është folur edhe për hapat e nevojshëm që duhet të ndërmerren nga të dyja palët, duke përfshirë zotimin e Kosovës për vetëmenaxhimin e komunave me shumicë serbe.
“Diskutimet adresuan edhe hapat nga marrëveshja që duhet të merren nga të dyja palët,duke përfshirë zotimin e Qeverisë së Kosovës për të garantuar një nivel adekuat të vetëmenaxhimin në komunat me shumicë serbe.” – thuhet tutje.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është deklaruar ende rreth këtij takimi./Nacionale