Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të zhvillojë takim me kryetarët e komunave.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal përmes një komunikate, përcjell Klankosova.tv.
Sipas njoftimit, takimi do të mbahet me fillim nga ora 10:00.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ju fton në takimin e radhës të përbashkët me Sh.T.Z. Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministritë e linjës dhe Kryetarët e Komunave”, thuhet në njoftim.