Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot Komunën e Dragashit, e cila u prek dje nga vërshimet e ujit të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.
Kurti i falënderoi institucionet lokale për angazhimin e tyre dhe ofroi ndihmën e tij dhe të institucioneve qendrore në tejkalimin e rimëkëmbjen nga dëmet e shkaktuara, për të cilat do të ketë vlerësim adekuat nga komisioni përkatës.
“Qeveria do të jetë pranë jush dhe pranë qytetarëve”, u shpreh ai.