Kurti s’flet për bastisjet në MINT

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të flasë për bastisjet e sotme të policisë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe mundësinë e shkarkimit të ministres Rozeta Hajdari.

Duke hyrë në ceremoninë e lansimit të “Thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”, kryeministri Kurti është pyetur për këto çështje, por ai ka refuzuar të flasë.

Njëra nga organizatoret e kësaj ceremonie iu ka thënë gazetarëve se Kurti nuk do të flasë për temat tjera.