Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me HD – Qendra për Dialog Humanitar, kanë mbajtur tryezën e titulluar “Procesi i Berlinit: Arritjet e deritanishme, pritjet nga samiti i ardhshëm dhe përfitimet e mundshme nga Iniciativa e Përbashkët e Tregut Rajonal”.
Kryeministri Albin Kurti, tha se Kosova ka ratifikuar e parë në Ballkani të tri marrëveshjet e mobilitetit, sipas tij, me këtë marrëveshje studentët e profesionistët do të kenë mundësi studimi e udhëtimi të lirshëm.
Kurti tha se integrimi dhe përparimi i regjionit nuk duhet të jetë i varur nga vendet që nuk janë të gatshme që të punoj së bashku, duke shtura se Serbia nuk është e interesuar për bashkëpunim rajonal e anëtarësim në Bashkimin Evropian pasi sipas tij, ajo po punon në plane ushtarake për aneksimin e veriut.
Ai tha se çështje të rëndësishme që e preokupojnë janë siguria për Kosovën, ndëshkimet për sulmuesit dhe Serbinë dhe ekstradimi i terroristëve.
“Dy javë para Samiti të Berlinit po takohemi për të diskuara progresin që kemi arritur nga nënshkrimi e tri marrëveshjeve të mobilitetit. Ky është një procesi ku fonde janë investuar ku gjashta ballkanike të afrohet mesë veti dhe me Evropën. Shkurt bashkëpunimi rajonal nuk është zëvendësim për në BE. Besojmë që procesi duhet të jetë i bazuar në merita. Këto marrëveshje kur të implemntohen do te ju mundëosj që studentet dhe profesionistët të shpërngulen dhe të studiojnë pa barriera në vendet e tjera. Kosova ishte e parë që ratifikoj të tri marrëveshjet në parlament në shkurt. 13 ditë deri në samit duhet të vëmë re që jo të gjitha vendet e Ballkanit nuk i kanë votuar marrëveshjet. Bosnja Hercegovina i ka votuar vetëm dy, atë të lëvuzjesë së lirë jo. Nga vitit i 2024 do të bëhet liberalizimi i vizave dhe kosovarët do të udhëtojnë, por ende është e pa sigurt nëse Kosova dhe Bosnja e Hercegovina do të udhëtojnë lirshëm me njëra-tjetrën”.