Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi kryeministri sllovak, Robert Fico, është plagosur sot.
Kurti ka thënë se ky rast është një lajm tepër shqetësues, teksa i ka uruar Ficos shërim sa më të shpejtë.
Ai ka shkruar se dhuna s’ka vend në demokraci.
“Një lajm shumë shqetësues nga Sllovakia, ku raportohet se kryeministri Robert Fico është qëlluar. I urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë dhe mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin e Sllovakisë. Dhuna nuk ka vend në demokraci”, ka shkruar Kurti.