Albin Kurti është paraqitur sot para gazetarëve në një konferencë për medie, të thirrur nga vetë ai.
Ai foli rreth situatës së djeshme, ku nuk u votua ekzekuviti që synohej të udhëhiqej nga ai.
Lidhur me këtë, kryeministri në detyrë shpalosi detaje të tjera, duke thënë se kërkoi nga Nisma e LDK-ja që të vinin në qeveri.
Madje, s’ngurroi që ta thumbojë LDK-në, duke shtuar se kjo e fundit e kërkonte edhe PDK-në.
“Nuk e kuptoj Lidhjen Demokratike. Refuzon me të parin, ndërkaq si i treti nuk bashkëpunon as me të dytin kundër të parit. Unë jam munduar shumë që ta shkëpusë LDK-në nga PDK-në”, tha ndër tjerash Kurti.


