Kurti: Profesioni i mësimdhënësit nuk është funksion, por mision

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë marrë pjesë në manifestimin që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare me rastin e shënimit të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se profesioni i mësimdhënësit nuk është funksion, por mision, teksa shtoi se dashuria për dije dhe dashuria për liri janë vetëm dy nga shtyllat e mësimdhënësve.

“Mësimdhënia dhe mësimnxënia e bëjnë lidhjen mes nxënësve. Shkolla është vendi i magjishëm ku përshpejtohet integrimi. Pedagogjia është edhe art edhe dije. Mësuesi nxit imagjinatën, e aftësinë për të marrë informacione”, ka thënë ai.