Kurti premton pagën e 13-të për punonjësit publikë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka premtuar dhënien e rrogës së 13-të për punonjësit publikë, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Paga e 13-të parashihet me Projektligjin për Buxhetin e vitit 2026, i cili është propozuar dhe miratuar sot në një mbledhje të qeverisë.

Së pari, kam kënaqësinë të ju njoftojmë se është buxhet në vlerë prej 4 miliardë euro, ku një e katërta apo një miliard euro janë buxhetuar për investime kapitale”, tha fillimisht Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Dhënia e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik. Në fund të vitit, kushdo që punon 12 muaj, do të mund të fitojë edhe një pagë në fund të vitit”, tha Kurti.

Kurti tha se buxheti përshin edhe rritjen e pensioneve, rritjen e shtesave për fëmijë dhe për lehona.