“Kurti po manipulon” – Abazi aludon se Spanja “s’pati qare” pa e njohur pasaportën e Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi tha se nuk është për t’u habitur fakti që Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës pasi në momentin që bëhet liberalizimi i vizave çdo shtet i BE duhet ta respektoj si vendim.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se do ishte gjë e madhe sikur Spanja të njihte Kosovën.

Mes tjerash ai pati kritika dhe për kryeministrin Albin Kurti duke theksuar se ky i fundit po bën deklarata manipuluese.

“Qëndrimi i Spanjës ndryshon në momentin që Kosova përfshihet në të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Shengen gjë të cilën duhet patjetër ta respektojë dhe Spanja. Është e çuditshme që një gjë kaq teknike. Sigurisht do ishte  gjë e madhe sikur Spanja të levizte drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Kemi të bëjmë me një sfidë të jashtëzakonshme përsa i përket njohjes së vërtetë të pavarësisë së Kososvës. Kjo është në retorikën që kryeministroi Kurti në pamundësi dhe në mungesë të plotë të rezultateve, sikur merr çështjen nga bishti, i bën çështje prioritare, më shumë për manipulim të diskursit publik se sa përmbatjes që bën në vete një gjë e tillë”-tha ai.