Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar mëngjesin e sotëm Leposaviqin.
Sipas një videoje të siguruar nga Pro Zë, shefi i qeverisë shihet nën shoqërinë e kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Me kryeministrin në këtë komunë shkoi edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Po ashtu gjatë ditës Kurtit do të marrë pjesë në hapjen e pikës më të re të Interex-it, në Leposaviq.