Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar për takimin e tij me emisarin e posaçëm të Gjermanisë në Kosovë, Manuel Sarrazin.
Ai përmes një postimi në “X”, ka thënë se në 10 vjetorin e Procesit të Berlinit presin më shumë rezultate nga ai.
“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik në Procesin e Berlinit, ishin tema të diskutimit me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin në rezidencën e ambasadës së Gjermanië në Kosovë. Përderisa Procesi i Berlinit shënon 10 vjetorin e tij këtë vit, ne me padurim presim më shumë rezultate”, ka shkruar Kurti.