Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar për një intervistë për mediumin amerikan CNN ku e ka komentuar situatën e tensionuar në veri.
Ai ka komentuar po ashtu edhe zgjedhjet në veri, për të cilat thotë se u njohën edhe nga ndërkombëtarët.
“Të gjitha trupat ndërkombëtare e njohën rezultatin e zgjedhjeve. Posa të njohësh këtë rezultat, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në objektet e komunave. Kush tjetër duhet të shkojë në këto objekte, nëse jo kryetarët?”, ka thënë Kurti.
“Nuk do ta dorëzoj republikën demokratike për shkak të një regjimi fashist”, ka vazhduar ai.