Kryeministri Albin Kurti është pyetur sot për marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe kritikat se po i dëm Kosovës.
“Kritikët dhe oponentët politikë po iu akuzojnë se po i bëni dëm të madh Kosovës duke i përkeqësuar raportet me ndërkombëtarët. Çfarë përgjigje keni?”, u pyet Kurti nga gazetarët pas ceremonisë inauguruese të objektit të ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve.
Nuk është e vërtetë”, u përgjigj shkurt Kurti.
Ndryshe, Kurti u akuzua për dëmtim të raporteve me aleatët e Kosovës pas vendimit të BQK-së që përjashton përdorimin e dinarit në Kosovë dhe kërkesave të tyre për këtë çështje.