Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në telefon me sekretarin amerikan, Antony Blinken, për herë të parë pasi Blinken kritikoi Kurtin për situatën në Veri dhe ky i fundit e etiketoi atë si “naiv”.
Kurti e ka falënderuar Blinken për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën. Po ashtu është folur edhe për situatën në Veri të Kosovës.
I pari i qeverisë ka shkruar në Twitter se kanë rënë dakord që të mbajnë kontakt në vazhdim.
“Sot në telefon me Antony Blinken që e falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që 🇺🇸 ka dhënë vazhdimisht 🇽🇰. Diskutuam situatën në veri, rëndësinë e RoL dhe zbatimin e plotë të AGMT-së Themelore. Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt në vazhdim”, ka shkruar Kurti.
A pleasure to speak w/ @SecBlinken over the phone today. I thanked him for the tremendous support 🇺🇸 has continuously given 🇽🇰. We discussed the situation in the north, and the importance of RoL & full implementation of the Basic Agmt. We agreed to stay in contact going forward.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 26, 2023