Këtë vit ose muajin e ardhshëm.
Këto janë pritshmëritë e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të përfituar ose jo nga Plan i Rritjes prej 6 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian (kredi dhe grante) për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Duke folur nga Brukseli, Kurti u shpresh “i lumtur” që fondi përfshin të gjitha shtetet e rajonit, por evitoi të folurin rreth kushteve që i vendosen vendit për pjesëmarrjen në këtë fond, siç është “qasja konstruktive në dialogun Kosovë-Serbi” që duhet të pasohet nga një raport/vlerësim i ndërmjetësit Miroslav Lajçak, si dhe çështja e ndalimit të mallrave serbe për të hyrë në Kosovë tash e më shumë se një vit; për çka Kosova edhe rrezikon të mbetetet jashtë samitit të Proesit të Berlinit si pasojë e bllokimit të Marrëveshjes së CEFTA-s për tregtim të lirë.
“Jemi shumë të kënaqur që plani i rritjes i dedikohet të gjitha shteteve të Ballkanit, ku edhe Kosova do ta marrë pjesën e saj. Jemi të kënaqur që BE-ja e ka rikthyer temën e zgjerimit në tryezë, kjo është përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe unitetin në BE e natyrisht bit ë gjitha kundër Federatës Ruse”, tha Albin Kurti.
“Janë gjithsej 6 miliardë të ndara për rajonin tonë ku Kosova besoj që do të marrë së paku atë që i takon për nga madhësia dhe puna që kemi bërë, përafërsisht gjysma mund të jenë grante dhe gjysma kredi, por ne presim që të ndodhë qysh në këtë vit për të mos thënë në muajin e ardhshëm”, tha mes tjerash ai.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, poashtu pjesëmarrës në këtë takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dedikuar Planit të Rritjes, u shpreh se në fund të tetorit ose fillim të nëntorit Serbia do të pranojë këstin e parë prej 112 milionë euro.
Vuçiq shtoi se Serbia i ka përmbushur kriteret. “Unë mendoj se vetëm një vend nuk ka ardhur me kriteret bazë të plotësuara. Nuk do të mund të rrezikohet përparimi i të tjerëve, ky është një parim i mirë“, tha Vuçiq.
Vuçiq tha gjithashtu se “një subjekt nuk dëshironte të pranonte plotësisht rregullat e CEFTA-s (Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë në Ballkan)“, duke aluduar në Kurtin.
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, në anën tjetër tha t’i jetë kumtuar se sa i përket Planit të Rritjes, vend i tij “është shquar për rezultatet më domethënëse” sa i përket agjendës së reformave të kërkuara nga BE nën Planin e Rritjes.
“Qysh nga java e ardhshme do të miratojmë agjendën e reformave”, tha kryeministri malazias.
Kosova me probleme të reja
Kosova e ka gjetur veten të qortuar dhe të rrezikuar edhe në nismën rajonale të BE-së, Procesin e Berlinin, ku Gjermania kohëve të fundit ka kërkuar që të hiqen bllokada e mallrave serbe që, sipas tyre, ka bllokuar marrëveshjen për tregti të lirë rajonale, CEFTA-në.
Emisari gjerman në rajonin, Manuel Sarrazin, ka shkuar aq larg sa të thotë që mund të vazhdohet “gjashtë minus një”: pa Kosovën pjesëmarrëse./Nacionale