Kurti: Nga janari paga minimale 425 euro, nga 1 korriku 500 euro

Albin Kurti, kryetar i VV-së, ka shkruar në lidhje me pagën minimale.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se nga janari paga minimale do të jetë 425 euro

“Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri” – ka shkruar ai.