Kurti në veri, viziton vendin ku u vra polici Enver Zymeri

Ne vendin ku vra polici kosovar, Enver Zymeri, në rrugën për Zubin Potok, është përuruar një pllakat në nder të tij.

Të pranishëm në ketë përurim ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, Ministri i Punëve te Brendshme, Xhelal Sveçla e me ta ishin edhe familja e policit te ndjerë, familja Zymeri.

Kanë kaluar mbi 13 vjet që kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) ndërmori aksionin për vënien nën kontroll të pikave kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak.

Në mëngjesin e 25 korrikut 2011, ROSU u drejtua drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për të marrë nën kontroll ato. Por, ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe u vra, Zymeri.