Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka nisur sot ditën me emisarin special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Ai thotë se patën sot një mëngjes produktiv pune, ku mes vete bën të ditur se kanë diskutuar për bashkëpunimin rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor
”Sot patëm një mëngjes produktiv pune me emisarin special për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, me të cilin diskutuam për bashkëpunimin rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit që këtë vit shënon dhjetëvjetorin e tij”.