Kryeministri Kurti po qëndron në Rahovec, bashkë me ministrin Hajrulla Çeku.
Arsyeja është vizita në Hardh Fest, festival ky që po mbështetet edhe nga MKRS-ja.
Bashkë me Kurtin e Çekun, aty janë parë edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Kryesuesi i Kuvendit të Rahovecit, Defrim Kafexhiu dhe organizatorët e festivalit, me në krye Agron Sokolin.
Kujtojmë se sot është dita e fundit e edicionit të 21 të këtij festivali, që çdo vit po shënon rritje e po sjell vizitorë në qytetin e rrushit.