Në adresimin e dytë para OKB-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli sërish për rregulloren e BQK-së, marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, ndërhyrjen e NATO-s, si dhe për rrugën drejt normalizimit të raporteve midis dy shteteve, raporton Gazeta Sinjali.
Kurti e përsëriti se nuk është ndaluar dinari serb në Kosovë, duke shtuar se mbron interesat e Republikës së Kosovës dhe e ftoi Vuçiqin që t’i nënshkruajnë marrëveshjet.
“Unë jam kryeministër për shkak se Kosova është Republikë. I mbroj interesat e një republike demokratike. Të nënshkruajmë marrëveshjet. Jemi pajtuar për një tekst më 27 shkurt dhe aneksin në Ohër më 14 mars. Kemi marrëveshje, për ta zbatuar, duhet ta nënshkruajmë dhe t’i përmbahemi.”
Mes tjerash, kryeministri s’la pa e përmendur luftën në Kosovë dhe bombardimin e Serbisë, duke theksuar se ndonëse ka fantazi hakmarrëse, nuk do të ketë hakmarrje.
“Dëgjuam kritikën për ndërhyrjen e NATO-s, që shpëtuan shtetin tim. 19 shtete janë bërë bashkë për të bombarduar një shtet, Jugosllavinë e Millosheviqit. Por duhet të kesh qenë në vendin tim për të kuptuar se sa e rëndë ishte situata. Katastrofë humanitare. Në këto tablodiet serbe, në ballinat e tyre shohim fantazi të hakmarrjes të Kosovës ndaj Serbëve. Nuk do të hakmerremi. Dua drejtësi dhe drejtësia është vetëm kur nuk ka hakmarrja. Për të pasur paqe, kjo fantazi duhet të ndalet. Nuk do të hakmerremi. Nuk do të ketë hakmarrje.” – tha Kurti, i cili foli i fundit në këtë seancë.