Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pi kafe në qendër të Prishtinës, dhe pagesën e ka bërë me euro, si mesazh për serbët se në Kosovë se kjo është valuta e vetme e vlefshme në Kosovë.
Këtë mesazh, në gjuhën serbe, ai e ka dhënë nga një kafe afër Bankës Qendrore të Kosovës, e cila në rregulloren e fundit e cila ka hyrë në fuq më 1 shkurt, thotë qartë se euro është mjeti i vetëm i pagesës në Kosovë.
Në këtë drejtim, çdo transaksion duhet të jetë në euro si valuta e vetme zyrtare në Kosovë.
Kurti e ka dhënë këtë mesazh pas reagimeve të shumta ndërkombëtare se rregullorja duhet të pezullohet.
Kjo gjë u tha me zë të lartë edhe të enjten në KS të OKB-së në New York nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kërkuan që rregullorja e BQK-së duhet menjëherë të pezullohet.
Kurti edhe atë natë, por edhe sot ka ritheksuar se Kosova nuk e ka ndaluar dinarin serb, duke premtuar se do të komunikojë më shumë në serbisht, që serbët e Kosovës ta kuptojnë qartë këtë çështje