Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, është në qendër të vëmendjes që nga mesdita, pasi Nacionale publikoi një përgjim ku ajo dëgjohet teksa e pranon se ka biseduar me Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe në listë të zezë të ShBA-së.
Zonja Kusari-Lila sonte ka qenë e ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ku ka folur për përgjimet e publikuara sot.
Kusari ka treguar se si ka biseduar me Kurtin për këtë çështje, veq pasi kjo çështje filloi të flitej në media, para disa muajsh, dhe se si ai i kishte bërë pyetje shtesë, por tha se nuk ia ka kërkuar dorëheqjen.
“Unë ja kam spjeguar të gjitha rrethanat e diskutimeve Kurtit, Kryeministri më ka dëgjuar, mi ka bërë edhe disa pyetje shtesë dhe nuk e ka kërkuar dorëheqjen time.
Pyetjet e tij kishin të bënin për përmbajtjen e bisedës dhe natyrisht komentet që janë dhënë” – ka thënë Kusari-Lila.