Kurti mandatohet nga presidentja, seanca për formim të qeverisë pas pak

Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.Dekreti për mandatim i është dorëzuar Kurtit nga shefja e shtetit para pak minutash.

Me marrjen e mandatit Kurti është larguar nga Zyra e Presidentes në drejtim të sallës së Kuvendit.Seanca për formimin e Qeverisë Kurti 3 pritet të mbahet sonte.

Ora e seancës nuk është caktuar ende.Paraprakisht, u mbajtë seanca konstituive e Kuvendit.

Albulena Haxhiu u zgjodh Kryetare, teksa Ardian Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Slavko Simiq dhe Emilija Rexhepi nënkryetarë.

Pas konstituimit të Kuvendit, Haxhiu u bëri thirrje deputetëve që të qëndrojnë në objekt për seancën e radhës./Reporteri.net