Sejnur Veshall ka njoftuar se është liruar nga posti i zëvendësministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila udhëhiqet nga Hajrulla Çeku.
Veshall njoftoi se me kërkesën e partisë “Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK), e cila e ka propozuar, kryeministri Albin Kurti e ka liruar nga ajo pozitë.
Megjithatë, ai tha se sot po lirohet vetëm për çështje personale.
“Unë kam punuar, asgjë më teper. Unë u faktorizova si rom në qeveri, asgjë tepër dhe sot po lirona vetëm për cështje personale. Kam punuar me mund e përkushtim, vetëm ti proklamoj afinitetet e pjestarëve të komunitetit, dhe e bëra. Unë mbes romi i pare i cili ka bërë gjëra të mëdha, të tjerët asgjë”, shkroi ai.
Për më tepër, ai zbuloi se Kurti i ka thënë se “t’u bë e padrejtë”, teksa u shpreh falënderues për bashkëpunimet.
“Tu bë e padrejtë tha Kryeministri. Ju falemnderit të gjithëve për bashkëpunimet, i falenderoj të gjithë anëtarët e kabinetit të qeverisë për bashkëpunimin dhe konsideratën. Ju don zëvendësiHajrës! Me përkulje, Përherë i juaji Sejnuri”, përfundoi ai në Facebook-un e tij.