Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kritikuar rolin e emisarit special të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kurti tha se Lajçak po ia mban anën Serbisë.
Ai theksoi se lidhur me punën e tij ai duhet t’i jap llogari institucioneve të BE-së.
“Emisari Evropian Lajçan natyrisht se nuk me jep llogari mua si kryeministër. Ai u jep llogari Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian. Ajo se çka kam thënë në veçanti kohëve të fundit, është më se e mjaftueshme për këtë llogaridhënie”, tha Kurti.
Këto komente kreu i qeverisë i bëri gjatë konferencës për media ku dha informacione rreth takimit të fundit të Bruksel.