Kurti konfirmon takimin me Lajçakun: Është vazhdimësi e telefonatës me Borrell

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se sot do të ketë takim me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kurti poashtu ka thënë se ka zhvilluar një bisedë telefonike të dielën me Kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, telefonatë që ka zgjatur gjysmë ore.

Sipas Kurtit takimi i sotëm me Lajçakun që do të mbahet pasdite është si vazhdimësi e bisedës me Borrell.

“Sot kam takim me Emisarin evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, z.Mirosllav Lajçak. Të dielën kam pasur një telefonatë gjysmë orëshe me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep borrell. Si vazhdimësi e asaj bisede të dielën, tash e kemi këtë takim të martën pasdite”, ka thënë Kurti gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin e Holandës dhe atë të Luksemburgut.