Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka përshpejtuar hapat kur përpara i kanë dalë gazetarët, të cilët i kanë kërkuar qëndrim për kritikat e presidentes Vjosa Osmani të mërkurën.
Me një ton arrogant Kurti u shmanget gazetarëve duke thënë “më 2 qershor janë zgjedhjet për kryetarë të komunave në Luginë”.
Presidentja Osmani të mërkurën ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca për mos njoftimin e presidentes në lidhje me çështjet që kishin të bënin me Këshillin e Evropës.