Kurti i mirëpriti karateistet e Kosovës, fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ekipin e Kosovës në karate, i cili ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë, që u mbajt nga 24-29 tetor në Budapest të Hungarisë.

Ekipi i vajzave të Kosovës përbëhej nga nga Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu dhe Albulena Gervalla.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se me këtë rast, Kurti i uroi për suksesin e arritur në Kampionatin Botëror, në të njëjtën kohë u dëshiroi atyre suksese të mëtejme duke i siguruar mbështetje institucionale në mënyrë që të vazhdojnë me rezultate e suksese tjera.

Sportistet falënderuan Kurtin për pritjen dhe mbështetjen. Gjatë bashkëbisedimit ato ndanë me të përvojat e tyre nga pjesëmarrja në kampionat dhe rrugëtimin e tyre në karrierën profesionale