Me 13 maj, kryeministri i vendit Albin Kurti ftoi në darkë pune liderët e partive politike kryesore në vend.
Ftesës së tij iu përgjigj veç shefi i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ndërsa ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosvoës nuk i shkuan në takim kryeministrit Kurti, shkruan lajmi.net.
Fillimisht u tha se ata kishin në plan të diskutonin për agjendën pranverore të Kuvendit, ndërsa më pastaj u kuptua se aty është folur edhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të vendit.
PDK dhe VV ishin dakorduar që të ketë shpërbërje të Kuvendit me 2/3, dhe si data të mundshme u përmendën 30 qershori dhe 7 korriku.
Mirëpo kursesi LDK dhe AAK nuk deshën që tani të dalin dhe të maten para elektoratit, krejt kjo me arsyetimin se Kurti duhet të japë dorëheqje, dhe nëse do ua “mbante” për zgjedhje, ata nuk do të jepnin arsyetime koti.
Edhe pse një mundësi për të ia këputur mandatin Kurtit e paten, ata tani thojnë se janë të gatshëm për zgjedhje.
Besian Mustafa nga LDK në një intervistë për Express tha se partia e tij është e gatshme çdo kohë për zgjedhje.
Hipokrizi apo jo?, pasi që deri pak ditë më parë Kurti i luti për zgjedhje, dhe kur kaloi afati për shpërbërjen e Kuvendit me qëllim që të arriheshin ose 30 qershori ose 7 korriku për zgjedhje, tani LDK thotë se janë të gatshëm për zgjedhje, dhe se edhe programin ka kohë që e kanë publikuar.
“Sa i përket zgjedhjeve, LDK është e gatshme për to në çdo kohe. Jemi partia e vetme që kemi publikuar programin politik ‘Rruga e Re’ që nga nëntori i vitit te kaluar. z. Kurti duhet të pranojë përgjegjësinë e dështimeve të tij në diplomaci, dialog, ekonomi, arsim, shëndetësi dhe çdo sferë tjetër duke dhënë dorëheqje. Pastaj shpërndahet Kuvendi dhe caktohet data e zgjedhjeve”, tha Mustafa