Në Bruksel janë duke u zhvilluar takimet ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Ky takim është duke u ndërmjetësuar nga shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe emisari i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, njofton Klan Kosova.
Në një video që është xhiruar brenda sallës së takimit, Kurti shihet i buzëqeshur, ndërsa Vuçiq duket shumë i ftohtë.