Kurti godet Gjykatën Kushtetuese: Po merret me gjithçka, e ftoj të garojnë në zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e goditur sërish Gjykatën Kushtetuese, duke i bërë ‘ftesë’ që të futet në garë në zgjedhjet e ardhshme, me arsyetimin se “po mirret me gjithçka”.

Kurti tha se Kushtetuesja nuk do të duhej të pranonte të trajtojë ligjet që po dërgohen në këtë gjykatë nga opozita.

Ai tutje e akuzoi gjykatën se s’mund të jetë apolitike, përderisa po merr vendime për politika.

“Nuk besoj që Gjykata Kushtetuese do të duhej të pranonte, duke pasur komision parlamentar për legjislacion, të trajtojë secilin ligj që e kalon mazhoranca. Po mirret me nivel të pagave, me çmime tavan, po mirret me gjithçka. E ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë edhe ata. Nuk është apolitik nëse ti merr vendime për politika. Kur ata garojnë, mund të votoni për ta.” – tha Kurti në një intervistë për televizionin publik.