Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka raportuar për takimin e mbajtur në Bruksel me 18 gusht, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
“Atje kam shkuar si kryeministër dhe kemi diskutuar për elementet e kornizës së përgjithshme për normalizim të raporteve mes të dyja vendeve. Në takimin e dytë kemi diskutuar për të zhdukurit me dhunë dhe për dokumentet për lëvizjen e lirë. Marrëveshja për lëvizje të lirë ka ardhur me 4 rekomandime në tavolinë nga ana e BE-së.
Deklarimet se ka pasur gatishmëri për pajtim nga njëra palë, janë të pavërteta. Nga ndërtesa ka dalë pala tjetër. Jemi për promovim të lëvizjes së lirë, si Republikë e Kosovës. Jemi për heqje totale të dokumenteve, edhe nga Serbia, edhe nga Kosova. Por, derisa ka nga njëra anë, duhet të ketë edhe nga ana e tjetër”, tha Kurti.
/Gazeta Blic/