Kryeministri Kurti nuk do ta takojë Kryeministrin Rama nesër gjatë vizitës së tij në Prishtinë, por siç raporton Euronews në Shqipëri, atë e presin Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Kurti sot në një konferencë për media ka njoftuar se nuk e takon Ramën, për shkak të anulimit që ai ia ka bërë mbledhjes së dy qeverive që do të mbahej në qershor.
Por, dy bashkëpunëtorët e Kurtit, Osmani dhe Konjufca, duket se do ta presin Kryeministrin e Shqipërisë.
Kryeministri Rama do ta vizitojë Prishtinën, në kuadër të një turi ballkanik, që ai do ta nisë, siç ka thënë, për përgatitjet e Samiti që mbahet në kuadër të Procesin e Berlinit, në Tiranë.