Kryeministri Albin Kurti e ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Zyra e Kryeministrit njofton se ambasadori turk e uroi Kurtin për 16-vjetorin e pavarësisë “duke theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë”.
“Kryeministri Kurti e falënderoi Ambasadorin Angili për urimin, dhe në të njëjtën kohë për rolin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës”, njoftoi ZKM.
Në takim, ZKM njoftoi se “u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në projektet e përbashkëta në fushën e ekonomisë, energjisë dhe kulturës, përfshirë edhe mundësitë për të rritur bashkëpunim tregtar përmes promovimit të bizneseve të të dy vendeve”.