Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që ta lirojë nga detyra e zëvendësministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbashën.
Demokracia.com ka siguruar vendimin për lirim nga detyra të Çavdarbashës, i cili është marrë dje, mirëpo nuk përmenden arsyet.
Çavdarbasha ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Faceboook”, se ka dhënë dorëheqje nga posti i saj.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq e mikesha,
Ju njoftoj se nga dje 31.03.2023, nuk do të jem më pjesë e Kabinetit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në pozitën e zëvëndësministres.
Ditën e enjte, kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar Kryeministrin Kurti.
Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrieres sime profesionale.
Dua të falënderoj secilin prej jush për bashkëpunimin gjatë këtyre dy viteve.
Me respekt,
Linda Çavdarbasha.