Kurti e këshillon Maqedoninë: Qëndro afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë, e larg Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Tetovë, ka pasur një porosi të qartë për politikanët e Maqedonisë së Veriut, ai bëri thirrje që të qëndrojnë sa më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe sa më larg Serbisë.

Në kohën kur në vendin fqinj po diskutohet për ndryshimet Kushtetuese, që komuniteti bullgar të njihet si minoritet, Kurti ka bërë thirrje që Maqedonia e Veriut të krijojë kushte për anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Maqedonia e Veriut sa më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë, e sa ma larg Serbisë e cila nuk po distancohet as nga Millosheviçi e as nga Putini, do të jetë aq më afër anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe aq më i sigurt do të jetë rajoni ynë i Ballkanit. E për këtë ne duhet ta ndihmojmë dhe do ta përkrahim Maqedoninë e Veriut”, tha Kurti.